Arbëri

Kosnett në ndezjen e buzmit në Graçanicë

Mbrëmë në Graçanicë ka filluar kremtimi i Kërshëndellave Ortodokse.

Me këtë rast, në portën e manastirit të Graçanicës është ndezur buzmi .

Në mesin e shumë pjesëmarrësve gjatë këtij rituali fetar, aty ishte edhe ambasadori amerikan në Kosovë Philip Kosnnet, transmeton Koha.net .

"Është mrekulli të jesh këtu , këtu jam me bashkëshorten. Këto janë Kërshëndellat e para në Kosovë dhe është privilegj i madh të jem këtë mbrëmje në Graçanicë. Me në fjalë, të gjithëve u urime Kërshëndellat dhe paqe në vitin 2019”, citon “novosti” të ketë thënë Kosnett.