Arbëri

Ambasadori amerikan Grenell tregon se çfarë kishte biseduar në takimin e pa raportuar me Thaçin në Berlin

Foto: Koha / ilustrim

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi më 21 dhjetor kishte pasur një takim të paraportuar diplomatik në Berlin me ambasadorin amerikan, Richard Grenell, person i afërt me presidentin Donald Trump.

Lajmin e bëri të ditur në një artikull, The Washington Post. Thaçi atje ishte zotuar se do Kosova do ta heqë taksën prej 100 për qind ndaj mallrave serbe.

Pa paralajmërim, Thaçi takoi në Berlin ambasadorin amerikan - i premtoi heqjen e taksës ndaj Serbisë

Në një deklaratë për The Washington Post ambasadori Grenell tregon se çfarë kishte biseduar me Thaçin gjatë këtij takimi në Berlin.

“Presidenti Thaçi dhe unë folëm për rëndësinë e marrjes së vendimeve afatgjate në vend të veprimeve afatshkurtra. Isha i kënaqur që ai u pajtua dhe do të angazhohet për heqjen e tarifave të vendosura së fundmi mbi produktet serbe”, shprehet Grenell, transmeton Koha.net. “Kjo lëvizje do të ndihmonte që të dërgoheshin sinjalet e duhura që ai është serioz për negociatat dhe në ndërtimin e besimin ndërmjet palëve”.

Nga ana tjetër, kujtojmë se kryeministri Ramush Haradinaj, është shprehur i vendosur që taksa hiqet vetëm atëherë kur Serbia do ta njohë, siç thotë ai, Kosovën e 17 shkurtit, duke aluduar edhe në mosndryshimin e kufijve të Kosovës, gjë të cilën e përmend vazhdimisht Thaçi.