Arbëri

Kasami në takim me Zaevin: Nuk pranojmë shtetësi maqedonase

Takimi i kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev me kreun e Lëvizjes Besa, Bilall Kasami në prag të miratimit të ndryshimeve kushtetuese, ka obliguar të parin e organit ekzekutiv që të mbledhë ekipin e ekspertëve për të shqyrtuar kërkesat e opozitës shqiptare.

Lëvizja Besa mbetet në qëndrimin se deputetët e tyre asnjëherë nuk do të votojnë për shtetësi maqedonase. Madje këtë e konfirmoi edhe vetë deputeti i kësaj partie, Fadil Zendeli, raporton Alsat-M.

Në këtë drejtim, deputetët opozitarë kërkojnë që për shqiptarët, shtetësia të vlejë vetëm “qytetarë i Republikës së Maqedonisë së Veriut” të shkruar në shqip në dokumentet personale.

Për këtë, ekipi i ekspertëve juridikë të Qeverisë dhe deputetët e Besës do të ulen për të diskutuar modalitetet.