Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mustafa: Përurimi i Kullës ku ra dëshmor Ismet Rrahmani tregon se historia e dëshmorëve po përjetësohet

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Kullës Muze të ndërtuar për nder të dëshmorit Ismet Rrahmani.

Në inaugurimin e Kullës, ishin të pranishëm po ashtu ministra të kabinetit qeveritar, deputetë, përfaqësues të Komunës së Skenderajt, veteranë të luftës, familjarë dhe bashkëluftëtarë të dëshmorit, Ismet Rrahmani.

Kryeministri Mustafa, vlerësoi lartë figurën dhe kontributin e dëshmorit Ismet Rrahmani dhe dëshmorëve të tjerë të Kosovës, duke theksuar se veprat e tyre do të mbesin përherë pjesë e kujtesës historike dhe burim frymëzimi për të ardhmen tonë.

“Kontributi dhe angazhimi i tij i pandalshëm për Kosovën, janë shtytje për ne, që të punojmë me përkushtim dhe të realizojmë në plotëni veprën e heronjve tanë. Përurimi i Kullës Muze, ku ra dëshmor Ismeti, është dëshmi se historia e këtyre burrave po përjetësohet”, tha kryeministri Mustafa.

Pas fjalimeve nga të pranishmit, kryeministri Mustafa bashkë ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, nënkryetarin e Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, nënën dhe vëllain e dëshmorit, Ismet Rrahmani, bënë prerjen e shiritit të Kullës së dëshmorit Ismet Rrahmani.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Për mua është nder i veçantë që ndodhem bashkë me ju, në Açarevë të Drenicës, në vendlindjen që lindi dhe rriti një figurë të shquar të historisë më të re të Kosovës, siç është ajo e Ismet Rrahmanit, që Kosovës i dha shumë, duke kontribuar për lirinë dhe pavarësinë e saj përgjatë gjithë jetës së tij”, tha ndër të tjera Mustafa.

Tutje ai ka folur edhe për angazhimin dhe kontributin që Rrahmani dha për Kosovën.

“Përurimi i Kullës Muze, ku ra dëshmor Ismeti, është dëshmi se historia e këtyre burrave po përjetësohet. Kjo është dëshmi se institucionet e Kosovës, janë të përkushtuara për të ruajtur dhe kultivuar këtë pjesë të rëndësishme të historisë së re të Kosovës”, tha ndër të tjera Mustafa”.

Kulla e Ismet Rrahmanit është investim i Ministrisë së Kulturës dhe i Komunës së Skenderajt, është kontribut i veçantë, por para së gjithash është meritë e atyre që dhanë jetën për lirinë dhe pavarësinë e Republikës së Kosovës.

{gallery}