Arbëri

Gjithçka rreth përkujtimit të sulmit të parë ndaj familjes Jashari nga forcat serbe

Ditën e sulmit ndaj familjes së tij e ka kujtuar edhe pas 27 vjetësh, Bekim Jashari, njëherësh kryetar i komunës së Skënderajt.

Mirëpo, Jashari ka thënë se ndihen shpirtërisht më të lirë, pasi Kosova ka pavarësinë dhe Ushtrinë e saj, raporton KTV.

E kryetari i OVL të UÇK-së, Hysni Gucati, ka thënë se 27 vjet më parë u ndezën shkëndijat e para për lirinë.

Homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” kanë bërë edhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

Dita e Veteranëve shënohet çdo 30 Dhjetor.

Çështja e veteranëve ka qenë temë e rëndësishme e 2018-s në Kosovë, marrë parasysh futjen në lista të mijëra personave që nuk kanë qenë fare në luftë.