Arbëri

KDI: Kuvendi, një vit me mungesë kuorumi dhe konsensusi politik

Foto: Koha

Mungesa e kuorumit e ka përcjellë punën e Kuvendit të Kosovës gjatë tërë vitit që po e lëmë pas. Në pamundësi të vendimmarrjes, shumica e seancave plenare të mbajtura është dashur të shtyhen për ditë të tjera. Edhe në rastet kur është siguruar kuorumi, shumë ligje nuk janë votuar, pasi që deputetët nuk kanë marrë pjesë në votim, shkruan sot Koha Ditore.

Si rrjedhojë, shumë pika të papërfunduara të rendit të ditës nga seanca të ndryshme janë grumbulluar dhe vendosur në një seancë të vetme.

Për pasojë, Kuvendi ende nuk ka arritur t’i përfundojë të gjitha seancat e filluara, përfshirë këtu çështje që kanë qenë në rend dite të seancave që nga muaji shtator. Këto janë gjetjet e Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), të cilat janë përfshirë në raportin rreth monitorimit të punës së Kuvendit gjatë vitit 2018.

Sipas KDI-së, gjatë vitit 2018 Kuvendi, krahasuar me vitet paraprake, e ka rritur performancën, sidomos në aspektin numerik. Ka mbajtur gjithsej 42 seanca, prej të cilave 23 ishin seanca plenare, 16 të jashtëzakonshme dhe 3 solemne. Progres është shënuar në përmbushje të agjendës legjislative (nga 36% gjatë viteve 2015 dhe 2016 në 42% në vitin 2018), në nisma legjislative, në inicimin e interpelancave dhe parashtrimin e pyetjeve parlamentare...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)