Arbëri

Kohavision, mirënjohje për raportimet për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve

Sindikara e punëtorëve të Kompanisë për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike, (KEDS), ka shpërblyer Kohavisionin me mirenjohëje për punën e bërë në raportimin për problemet me të cilat jane përballur ata, transmeton Koha.net.

Për storjen më të mirë në raportimin për kërkesën në rritjen e pagave të punëtorvë mirënjohje ka marrë Alberta Hashani. Ndërsa për emisionin Puls që ka ndikuar në sensibilizimin dhe mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve, mirënjohe ka marrë Mefail Bajçinovci .

Kohavision do të vazhdojë raportimin edhe për rastet e tjeta.

Sot në emisonin Cosmo në ora 21 mund të ndiqni rëfimin e dy punëtorëv të larguar nga puna gjate vitit 2015 si dhe vendimet që institucionet i kanë ndërmarrë gjate kesaj periudhe deri në vendimin e fundit të formës së prerë për kthimin e 83 punëtorëvë të larguar.

{gallery}