Arbëri

Qeveria nis ditën me një minutë heshtje për policin Demaj

Kabineti qeveritar sot e ka filluar punën me një minutë heshtje në ndërim të policit të vrarë dje në Istog, Izet Demaj.

“Në nderim të policit Izet Demaj, sot bashkë me kabinetin tim, e filluam ditën e punës me një minutë heshtje”, ka shkruar Haradinaj.

Rreth orës 16:00 dje në Istog përveç policit Demaj, i vdekur mbeti edhe grabitësi i një banke, Kamer Metaj.

Grabitësi nuk i është përgjigjur paralajmërimeve të policisë prandaj kanë pasur urdhër të gjuajnë drejt tij.