Arbëri

Zaev i shqetësuar me letrën e ambasadorit amerikan dërguar gjykatave

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, tha sot se është i shqetësuar për letrën që ambasadori i SHBA në Shkup, Jess Bailey u dërgoi presidentëve të gjykatave në Maqedoni, në të cilën ai kërkon që mos të përdorin ambasadën amerikane si një justifikim për vendimet që ata bëjnë.

Gjatë një seance në Kuvendin e Maqedonisë, ku deputetët i parashtrojnë pyetje përfaqësuesve të qeverisë, deputeti nga radhët e VMRO-DPMNE Antonio Milloshoski kërkoi mendimin e kryeministrit Zaev lidhur me letrën, njoftojnë mediat maqedonase.

Në Kuvend po zhvillohet seanca për pyetje deputetësh. Si zakonisht edhe sot deputeti i VMRO-DPMNE-së, Vllatko Gjorçev pyeti kryeministrin Zoran Zaev se çfarë ka bërë ky i fundit për shqiptarët të cilët e sollën në pushtet, transmeton Alsat.

Zaev numëroi disa projekte nëpër komunat shqiptare dhe nuk harroi ta mbroj konceptin një shoqëri për të gjithë.

Gjorçev i pakënaqur nga përgjigjja e kryeministrit, vuri në dukje faktin e migrimit të qytetarëve shqiptar jashtë vendit.

Derisa po zhvillohej ky debat plot entuziazëm, në sallë nuk u panë deputetët e BDI-së, duke filluar nga kreu i Kuvendit deri te ministrat e këtij subjekti. Funksionarët e BDI-së lëshuan sallën e Parlamentit për t’iu bashkuar fjalimit të kreut te BDI-së Ali Ahmeti në prag të fundvitit.