Arbëri

Autoriteti i Konkurrencës ka nisur hetimet ndaj shitësve të derivateve

Foto: Koha

Edhe pse çmimi i naftës në tregun botëror dhe rajonal ka shënuar ulje, kjo nuk ka reflektuar në çmimet e kompanive që importojnë dhe shesin naftë në Kosovë. Ata vazhdojnë që të shesin naftën me çmime të larta, shkruan sot “Koha Ditore”.

Shkaku i dyshimeve se tregtarët e naftës janë duke bërë shkelje të Ligjit të konkurrencës, duke mos ulur çmimin e naftës në tregun me pakicë, proporcionalisht me uljen e naftës që është bërë në tregjet ndërkombëtare, Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka filluar hetimet ndaj tyre.

Ky autoritet po heton nëse ka pasur marrëveshje të fshehtë në mes të naftëtarëve për çmime.

(Artikullin e plotë lexoni sot në “Koha Ditore”)