Arbëri

Politika përçarëse “fut hundët” në grevën e punëtorëve shëndetësorë

Foto: Koha

Kirurgët e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) e kishin planifikuar grevën para se ajo, siç thonë ata, të “uzurpohej” përkohësisht nga Federata e Sindikatave e Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK), shkruan sot “Koha Ditore”.

Sipas kirurgëve, pavarësisht kësaj përpjekjeje, FSSHK-ja nuk ka mundur dhe nuk ka guxuar të thërrasë më shumë se grevë 24- orëshe.

E vetë kirurgët tashmë kanë hyrë në ditën e 10 të grevës. Arbër Morina nga kolegjiumi i kirurgëve ka thënë se Sindikata është një institucion i manipuluar dhe asnjëherë nuk i ka përfaqësuar interesat e specialistëve dhe të kolegjiumit profesional të kirurgëve.

“Sindikata në momentin që e ka marrë vesh që kirurgët po organizohen për grevë, kanë mbajtur një mbledhje dhe kanë marrë vendim për t’u futur në grevë, të hënën, në atë ditë kur ne e kemi filluar grevën. Po tentojnë ta përvetësojnë një nismë shumë fisnike dhe jopolitike. Iniciativa jonë nuk ka asnjë ngjyrim politik”, ka deklaruar Morina.

(Artikullin e plotë lexoni sot në “Koha Ditore”)