Arbëri

MSH grevistëve në shëndetësi: Vitin tjetër do ju rriten pagat

Foto: Koha

Për grevën në shëndetësi ka reaguar Ministria përkatëse e cila nëpërmjet një komunikate për media ka thënë se po e përcjell me vëmendje grevën e punonjësve shëndetësorë dhe se gjatë këtij viti ka punuar për kërkesat e tyre.

“Për këtë qëllim, është punuar në Projektligjin për pagat në sektorin publik, të cilin e ka miratuar Qeveria e Republikës së Kosovës dhe të njëjtin e ka dërguar në Kuvend. Tani, MSh pret të miratohet buxheti për vitin 2019 dhe t’i hapet rruga për kalim në Kuvend edhe Projektligjit për pagat në sektorin publik”, ka thënë MSH në komunikatën për media.

LEXOJENI EDHE KËTË

Kirurgët në ditën e nëntë të grevës, Sindikata “mjaftohet” me vetëm 24 orë

Ndërsa ka theksuar se vitin e ardhshëm pritet edhe rritja e pagave për punonjësit shëndetësorë.

“Me buxhetin për vitin 2019 parashihet rritja e pagave në sektorin shëndetësor”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Shëndetësisë, e cila konsideron se të gjitha problemet mund të zgjidhen përmes bashkëpunimit dhe dialogut social.