Arbëri

Opozita synon t’i kundërvihet me rezolutë propozimit të Qeverisë

Foto: Koha / Arkiv

Opozita synon t’i kundërvihet “Draft- Marrëveshjes gjithëpërfshirëse” të kryeministrit Haradinaj, me një rezolutë e cila do të dalë si propozim në fund të seancës së jashtëzakonshme, të mërkurën, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ajo është thirrur me kërkesë të Lidhjes Demokratike dhe Lëvizjes Vetëvendosje, për të kundërshtuar dokumentin e propozuar nga Haradinaj.

Megjithëse dy subjektet kryesore opozitare e kanë përjashtuar mundësinë që të përfshihen në negociata, drejtues të LDK-së kanë deklaruar se, Marrëveshja me Serbinë nuk mund të përmbyllet pa ta.

Një qëndrim unifikues rreth versionit me të cilin Kosova do të prezantohej në fazën përfundimtare të dialogut me Serbinë, e synojnë edhe partitë në pushtet, para përfundimit të vitit.

Por nuk kanë treguar nëse do të dominojë opsioni i proklamuar nga presidenti - shkëmbimi i territoreve, që është në konflikt me dokumentet e propozuara nga Qeveria dhe Ekipi shtetëror.

(Artikullin e plotë lexoni sot në “Koha Ditore”)