Arbëri

Kurteshi: Ministria ka mjete për trajnime në Budvë e nuk ka për rrogat e arsimtarëve në Fushë-Kosovë

Foto: Driton Paçarada

Shtimin për 19 për qind të buxhetit për arsim për vitin 2019, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Shyqiri Bytyqi, e ka konsideruar të pamjaftueshëm për realizimin e të gjitha objektivat që dalin nga Plani Strategjik për Arsimin 2017-2021.

Gjatë raportimit në Komisionin parlamentar për arsim, të hënën, ministri Bytyqi ka thënë se MASHT-i për çdo vit është ballafaquar me mungesë të buxhetit për t’i realizuar planet kryesore të saj. Vetëm në dy vjetët e fundit, sipas tij, ministria është minus 36 milionë euro si pasojë e buxhetit të pamjaftueshëm, shkruan sot "Koha Ditore".

“Këtë vit kemi rritje 11 milionë e 225 mijë euro. Nga to, 10 për qind do të ketë shtesë për paga dhe mëditje, 6 milionë për mallra dhe shërbime”, është shprehur Bytyqi.

Minuset që i kanë mbetur Ministrisë ka thënë se besojnë se do të mundë t’i mbulojnë përmes partnerëve ndërkombëtarë. Ministri ka bërë të ditur se këtë vit MASHT-i ka pasur buxhet 57 milionë euro, kurse vitin e ardhshëm do të ketë mbi 68 milionë euro... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)