Arbëri

Të mërkurën seancë e jashtëzakonshme

​Deputetja e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu, bëri të ditur se seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit do të mbahet të mërkurën nga ora 10:00.

Kështu Haxhiu deklaroi pas mbledhjes së sotme të Kryesisë së Kuvendit.

Para tri ditësh deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë mbledhur nënshkrimet për një seancë të jashtëzakonshme.

Këto dy parti opozitare kanë thirrur këtë seancë për të diskutuar për draft marrëveshjen e propozuar nga Qeveria e Kosovës për dialogun me Serbinë, përcjell Koha.net.

Në arsyetimin e kësaj kërkese thuhet se kjo dokumenti i propozuar nga Qeveria është shumë problematike, andaj pas debatit do të propozohet një rezolutë.