Arbëri

Peticion për bashkimin e Mitrovicës

Foto: Koha

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka bërë të ditur se sot do të nisë nënshkrimi i peticionit për inicimin e procedurës për ndryshim - plotësimin e Ligjit për Kufijtë Administrativë të Komunave, me qëllim të bashkimit të komunës së Mitrovicës Veriore me atë jugore.

Qytetarët me këtë rast do të kenë mundësi të nënshkruajnë peticionin në disa pika të organizuara nga vullnetarët nëpër pjesët e ndryshme të qytetit të Mitrovicës.

Kuvendi Komunal i Mitrovicës më 30 nëntor ka miratuar konkluzionin me të cilin i është propozuar Qeverisë inicimi i procedurës për ndryshim të ligjit për kufijtë administrativ të komunave, me qëllim të bashkimit të Mitrovicës.

Mirëpo, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal nuk ka lejuar që konkluzioni i miratuar të delegohet tek institucionet qendrore duke e konsideruar si jo legjitim.