Arbëri

Abrashi zotohet që do t'i hap rrugët për Personat me Aftësi të Kufizuara

Descriptive Text

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Arban Abrashi së bashku me Sekretarin Izedin Bytyqi, sot vizituan zyrat e Forumit Kosovar të Aftësisë së Kufizuar (FKAK).

FKAK është një organizatë ombrellë dhe mekanizëm gjithëpërfshirës i të gjitha organizatave të personave me aftësi të kufizuar në Kosovë e cila është themeluar me asistencën e zyrës së Komisionit Evropian në Kosovë.

Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar është një organizatë që përfaqëson dhe mbron të drejtat e personave me aftësi të kufizuar në Kosovë, në mënyrë të unifikuar dhe pa asnjë dallim.

Gjatë takimit është biseduar për vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet FKAK-së dhe MPMS-së e në veçanti për Ligjin Gjithëpërfshirës për Persona me Aftësi të Kufizuar.

Gjithashtu, Abrashi u njoftua nga Anëtarët e Këshillit Drejtues për vështirësitë që kanë shoqatat Anëtare të FKAK-së dhe për problemet e ndryshme që ballafaqohen ata.

Me këtë rast Abrashi shprehu përkrahjen e mëtejshme të MPMS-së për Forumin Kosovarë të Aftësisë së Kufizuar në Forume të ndryshme si dhe u zotua që në një afat shumë të shpejtë Qeveria do të miratoj Koncept -Dokumentin, i cili i hap rruge Ligjit Gjithëpërfshirës, si dhe të aprovohet Plani i Veprimit për Persona me Aftësi të Kufizuar i buxhetuar nga Qeveria e Kosovës.