Arbëri

"SHBA-ja për marrëveshje Kosovë - Serbi sikur ajo Izrael- Egjipt”

SHBA-ja është e gatshme të organizojnë nënshkrimin e marrëveshjes ndërmjet Serbisë e Kosovës sikur nënshkrimin e marrëveshjes paqësore ndërmjet Izraelit e Egjiptit në vitin 1978, thotë Ivica Daçiq, transmeton Koha.net

Daçiq ministër serb i Punëve të Jashtme, për TV Prva ka shtuar se të gjitha ato që po zhvillohen në kohë të fundit, po tregon se te zgjidhja nuk do të arrihet shpejt.

"Kanë qenë të gatshëm të organizojnë nënshkrimin në momentin që ne merremi vesh, sepse ata (amerikanët), janë pjesë e dialogut dhe nuk e caktojnë kohën për këtë, porse të gjitha ato që po ndodhin me Haradanajn, me masat dhe me vendimet e pakuptueshme të Kosovës, tregojnë se zgjidhja nuk do të arrijë shpejt", citohet të ketë thënë Daçiq.

Siç ka thënë ai, letra që presidenti amerikan Donald Trump ua ka dërguar kryetarëve Aleksandar Vuçiqi dhe Hashim Thaçi, edhi si “një nxitëse e përkrahjes së procesit paqësor .

Ka shtuar e letra “godet ata që këtë proces e ngadalësojnë".

Sipas tij, me ndërrime në Shtëpinë e Bardhë, erdhi mendimi “se çështja e Kosovës nuk konsiderohet e mbyllur “