Arbëri

Pas çmimit të bukës rritet edhe i patates dhe qepës

Descriptive Text

Pas ngritjes së çmimit të bukës, ditëve të fundit në tregun e Kosovës janë ngritur me përqindje shumë më të madhe çmimet e patates dhe qepës, raporton KosovaPress.

Deri sa më parë një kilogram e qepës së bardhë në dyqane shitej për 0.40 apo 0.50 centë, tani një kilogram shitet deri në 1.19 euro. Kurse qepa e kuqe, shitej nga 0.60 deri në 0.75 centë, tani një kilogram shitet për 1.29 euro.

Çmimi është ngritur edhe për patate. Një kilogram patate shitet nga 1 euro, deri në 1.19 euro.

Çmime të larta të këtyre produkteve ushqimore që janë të domosdoshme dhe të përditshme, janë edhe në tregun me shumicë.

Patatet dhe qepët, krahas dredhëzës, janë tre produktet bujqësore që kultivohen më së shumti në Kosovë. Madje shumë herë kultivuesit janë detyruar që t’i hedhin në mbeturina këto produkte, pasi nuk kishin treg për t’i shitur.

Ngritja e çmimeve ka ndodhur disa javë pas vendosjes së taksës ndaj produkteve serbe.