“Kosova është zemra Serbisë”, grafit në Plemetin

“Kosova është zemra Serbisë”, grafit në Plemetin

21 prill 2017 12:51

Në muret e shkollës fillore në Plemetin të Obiliqit janë shkruar parulla me përmbajtje kundër Kosovës, raporton Koha.net.

Pos inicialeve të njohura serbe, (CCCC) me të cilat ftohet për harmoni ndërmjet serbëve, në mure, me shkronja cirilike dhe në gjuhën serbe është shkruar edhe fjalia “Kosova është zemra Serbisë”.

Lidhur me këtë rast kryetari i komunës, Xhafer Gashi, ftoi në takim komandantin e Policisë për Rajonin e Obiliqit, Sejdi Zeqirin, nënkryetarin për Komunitete, Slavisha Jakovleviç dhe shefin e Zyrës Lokale për Kthim dhe Komunitete, Slavisha Axhanqiç.

Pjesëmarrësit e takimit e dënuan shkrimin e këtij grafiti duke thënë që veprime të tilla dëmtojnë relacionet ndëretnike në komunë tonë. Njëkohësisht u kërkua të ndërmerren masa ligjore ndaj autorëve të këtij akti.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus
Të ngjashme