Arbëri

Veseli thotë se është befasuar nga qëndrimi i LDK-së për dialogun

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se është befasuar nga qëndrimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës për dialogun me Serbinë.

Në Rubikon të KTV-së, Veseli ka thënë se nuk e kupton pse LDK-ja nuk ka pranuar të jetë në Ekipin Negociator të votuar javën e shkuar.

“Hera e parë në tre dekada që Kosova s’pranon të ketë dialog”, ka thënë ai. “Më shumë më befason LDK-ja, që ka pas një traditë të procesit dialogues dhe të ketë frustrim, edhe nëse ka bazë hidhërimin për bashkëpunimin trevjeçar, nuk e ka moralitetin e duhur sjellja e tillë”.

Duke folur për letrën e presidentit amerikan Donald Trump drejt atij kosovar, Hashim Thaçi, për mbështetjen për dialogun, Veseli ka thënë se “letra dëshmoi se Kosova është shtet i pavarur” dhe se nuk është pak që Amerika po përcjell me vëmendje këtë situatë.

Ka kritikuar opozitën për mosbashkëpunim teksa ka ftuar sërish që të bashkohen në dialog.

“Logjika që kur jam unë keq është Kosova, kur unë s’jam në pushtet le të kallet Kosova, nuk është mentalitet që duhet t’i takojë dy partive tradicionale siç janë PDK-ja dhe LDK-ja”, ka thënë ai.