Arbëri

SBASHK kërkon të tërhiqet Projektligji i pagave, të ndihmohet Ushtria e Kosovës

SBASHK-u përmes një deklarate për media ka kërkuar tërheqjen e Projektligjit për pagat dhe që buxheti prej dhjetëra milionë eurove shtesë, që duhen për Ligjin e pagave, të dedikohen për Ushtrinë e Kosovës për të blerë një pjesë të mjeteve të domosdoshme.

“Kështu djelmoshat e vashat në uniforma të ushtrisë sonë do të ndjeheshin krenar me këtë përkrahje e po ashtu edhe miqtë do të vlerësonin shumë ketë gjest dhe do të thoshin se ja populli i Kosovës nuk po pret vetëm nga të tjerët, po edhe vetë e brenda mundësive po ndihmon ushtrinë e shtetit të tyre”, thuhet në deklaratë.

SBASHK kërkon që për një vit mos të ketë ngritje pagash që nga presidenti e deri te njeriu i fundit që merr pagë nga buxheti i Kosovës, në shërbim e në përkrahje konkrete të Ushtrisë së Kosovës.

“Projektligji i pagave i kthyer në kabinetin e ministrit Yagcilar në pjesën e parë të vitit 2019 do të korrigjohej duke dëgjuar zërin e arsyes së palëve të interesuara do të behej Ligj që vërtetë do të bënte nivelizim pagash e jo siç është ky versioni aktual që për dikë është nënë e për dikë njerkë”, përfundon deklarata e SBASHK-ut.