Arbëri

Pacolli sot raporton për “shkeljet në shërbimin diplomatik”

Descriptive Text

Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, mban sot mbledhjen e radhës, në të cilën është paraparë të raportojë ministri Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.

Pacolli ka qenë i ftuar në këtë komision edhe më 26 janar të këtij viti, por një gjë e tillë nuk ndodhi pasi që Pacolli ishte jashtë vendit.

Vjosa Osmani, kryetare e këtij komisioni kishte propozuar që të bëhet një grup punues që do raportojë për shkeljet që janë bërë në shërbimin e jashtëm të Kosovës.