Arbëri

Vlerësohet i frytshëm bashkëpunimi i MPB-së me KFOR-in

Descriptive Text

Prishtinë, 21prill - Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Skender Hyseni, ka pritur sot komandantin e KFOR-it në Kosovë, gjeneral major Giovanni Fungo, me të cilin diskutuan për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në Kosovë, e cila u vlerësua stabile.

Megjithatë, ministri Hyseni dhe komandanti i KFOR-it, u pajtuan se koordinimi i veprimeve midis Policisë së Kosovës dhe KFOR-it, si dhe këmbimi i informatave duhet të vazhdojë.

Në këtë takim u konstatua se bashkëpunim midis MPB-së dhe KFOR-it është shumë i mirë dhe i frytshëm.