FMN kërkon riklasifikimin e veteranëve të luftës sipas ligjit të ri

FMN kërkon riklasifikimin e veteranëve të luftës sipas ligjit të ri

21 prill 2017 10:57

Ministri i Financave Avdullah Hoti, së bashku me Guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Bedri Hamza dhe delegacionin e Kosovës, gjatë vizitës në Uashington, u takuan me zëvendëspresidentin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Tao Zhang, me drejtorin e Departamentit për Evropë në FMN, Paul Thomson, si dhe drejtoreshën Ekzekutive të Konstituencës së Kosovës, Michaela Erbenova.

Në takim nga FMN u kërkua riklasifikimi i veteranëve të luftës sipas Ligjit të ri si dhe amandamentimi i Ligjit për invalidët e luftës.

Gjatë këtyre takimeve në veçanti u diskutua pakoja e re fiskale. Gjatë diskutimit Hoti theksoi rëndësinë e kësaj reforme në avancimin e kushteve të të bërit biznes në Kosovë, si dhe promovimin e punësimit dhe prodhimit vendor.

comments powered by Disqus
Të ngjashme