Arbëri

Hoxhaj: I thashë Mogherinit që dështoi me premtimin për liberalizimin

Foto: Koha / ilustrim

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka qenë i pari që ka reaguar pas takimit për MSA-në ndërmjet Kosovës dhe BE-së në Bruksel.

Ai ka shkruar në Twitter se e ka theksuar faktin që Kosova mbetet e izoluar, për shkak se BE-ja nuk e mbajti premtimin e saj për liberalizimin.

“Në takimin e tretë për MSA-në, e theksova se viti 2018 do të kujtohet nga kosovarët, si viti kur BE-ja dështoi të mbajë premtimin e vet për liberalizimin e vizave. Kosova mbetet shteti i vetëm i izoluar nga Ukraina në Greqi”, ka shkruar Hoxhaj pas takimit me Federica Moghernin, Përfaqësuesen e Lartë të BE-së.