Arbëri

Përfundon takimi Kosovë – BE, anulohet konferenca për shtyp

Në Bruksel ka përfunduar takimi i delegacionit të Kosovës i kryesuar nga kryeministri Ramush Haradinaj me delegacionin e Bashkimit Evropian të udhëhequr nga Federica Mogherini, transmeton Koha.net.

Pas takimit, është anuluar mbajtja e paralajmëruar e konferencës për shtyp nga kryesuesit e dy delegacioneve.

Temë e konferencës ka qenë marrëdhëniet ndërmjet Kosovës e Serbisë pas vënies së taksës nga Kosova 100 % për mallrat e Serbisë.

Mogherini i kishte dërguar një letër Haradinajt me të cilën kishte propozuar zgjidhje, sipas saj, për heqjen e taksës.

Qeveria e Kosovës e ka refuzuar propozim e saj.

Lexoni edhe: Haradinaj i përgjigjet BE-së për taksën  dhe BE letër Haradinajt: Suspendoni deri të hënën tarifën ndaj Serbisë, ne ofrojmë zëvendësimin e emërtimit UNMIK me Kosovo*