Arbëri

Rrugët nëpër Kosovë, të papastruara nga bora

Të reshurat e borës që nisën në orët e vona të ditës së djeshme kanë bërë që rrugët nëpër Kosovë të mbulohen nga bora.

Kompanitë e angazhuara për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë sezonit të dimrit nuk janë parë nëpër rrugën magjistrale Prishtinë-Podujevë, e as në autostradën Ferizaj-Prishtinë.

Lexues të portalit Koha.net kanë dërguar fotografi që dëshmojnë se rrugët në këto akse janë hapur vetëm nga veturat që kalojnë nëpër to.

Deri më tani, asnjë njoftim nga ka ardhur as nga Ministria e Infrastrukturës e as nga komunat e Kosovës në lidhje me gjendjen e rrugëve në vendin tonë.

Ndërkaq, një aksident trafiku me fatalitet është regjistruar në orët e hershme të ditës së sotme në Ferizaj, ku të vdekur mbetën 2 persona.

{gallery}