Arbëri

Mantelbardhët në grevë, të pakënaqur me pagat

Të hënën, mantelbardhët do të mbajnë grevë.

Përveç emergjencës, asnjë repart tjetër nuk do të punojë në QKUK, raporton KTV.

Presidenti i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Dr. Blerim Syla, u shpreh se kjo nismë është shtyrë për shkak të pacientëve .

Pacientët kanë kërkuar që kjo grevë të mos ketë ndikim në shërbimin ndaj tyre.

“Kjo do të jetë vetëm grevë paralajmëruese”, është thënë nga Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, dhe në rast se nuk do të përmbushen kërkesat e tyre, atëherë ata do të marrin hapa të tjerë.