Arbëri

Ekip “burrash” për negociata me Serbinë

Fiks gjashtë muaj më parë një ekip burrash shkuan në Bruksel për të marrë vendimin për liberalizim vizash. Një ekip burrash pikërisht në Bruksel synon të drejtojë bisedimet finale mes Kosovës dhe Serbisë.

“Hajde, bac”, burrat e Kosovës lënë nam në Bruksel

Që prej kohës kur gjashtë burra lanë nam në Bruksel me thirrjet “Hajde bac” për të bërë fotografi me Federica Mogherinin, Kosova do t’ia mësyjë Brukselit në bisedime me nëntë burra.

Visar Ymeri sot ka prezantuar ekipin i prirë nga shefi i tij Shpend Ahmeti. Pas tij janë edhe Fatmir Limaj, Enver Hoxhaj, Avni Arifi, Behgjet Pacolli, Mahir Jagcilar dhe Dardan Gashi. Dy vendet e rezervuara për VV-në dhe LDK-në do t’i zë Visar Ymeri dhe Dukagjin Gorani.