Arbëri

Kërkohet drejtësi për rastin “Panda”, krim i kryer nga regjimi i Millosheviqit

20 vjet më parë në kafenenë “Panda”, e cila ndodhej pranë shkollës “Sveti Zara” në Pejë, e cila shërbente si pikë takimi për të rinjtë, kishin humbur jetën 6 gjimnazistë. Në natën e 14 dhjetorit në atë kafene, dy persona të maskuar dhe të armatosur të regjimit të Millosheviqit, hapën zjarr mbi grupin e të rinjve që ishin brenda në kafene.

E sot, edhe pas 20 viteve, ende nuk është asnjë i akuzuar për këtë krim. Në 20 vjetorin e vrasjes së të rinjve, Fondi për të Drejtën Humanitare ka organizuar ligjëratën publike “Sot, 20 vjet më parë: Rasti Panda”.

Bekim Blakaj, drejtor i Fondit për të Drejtën Humanitare, tha se ky rast edhe tash pas 20 viteve nuk është i qartë.

“Ata që kanë vuajtur më së shumti, dhe vuajnë ende janë familjet e tyre. Në këtë rast familjet nuk e kanë pasur statisfaksionin jo vetëm t’i gjejnë të drejtë, do të thotë të gjykojnë ata që kanë bërë, por nuk kanë gjetur as të vërtetën. Pra nuk e dinë saktësisht se çfarë ka ndodhur dhe për më keq nuk e dinë saktësisht se kush janë kryerësit e këtij krimi, dhe cilat kanë qenë motivet pas kësaj ngjarje”, tha ai.

E ligjëruesja e kësaj teme, Dea Dedi tha se ky rast ndër vite ka shërbyer për akuza dhe kundër akuza të politikanëve në Serbi.

“Ndër vite ky rast u bë objekt i akuzave dhe kundër akuzave nëpërmjet eksponentëve të fuqishëm politikë në Serbi. Lloje të ndryshme të inskenimeve u përmendën në mediat serbe, ndonëse nuk kishte asnjë lajm zyrtar. Gjatë gjithë kësaj kohe familjarët e viktimave nuk kanë reshtur përpjekjet për të vënë drejtësi për fëmijët e tyre. Ata në forma të ndryshme u janë drejtuar institucioneve të shtetit të Serbisë, përkatësisht të gjitha qeverive të Serbisë që nga paslufta e Kosovës”, ka shtuar ajo.

Dedi po ashtu tha, se qëllimi i kësaj ligjërate është që të nderohen viktimat që humben jetën para 20 viteve.

“Ne sot jemi mbledh këtu për nder të viktimave civile që humbën jetën sot 20 vite më parë. Të gjeturat dhe faktet që do të prezantohen këtu para jush, janë të bazuara në deklaratat e dëshmitarëve okularë, familjarëve të viktimave dhe të gjeturat nga gjykatat dhe mediat”, tha Dedi.

Në lagjen Kapeshnicë të Pejës, brenda 3-4 ditëve, u arrestuan rreth 150 shqiptarë. Arrestime kishte edhe në fshatra dhe lagjet e tjera të Pejës. 6 persona u dënuan me nga një vjet burg.

Dea Dedi u ka bërë thirrje institucioneve përkatëse që të zbardhet rasti i këtyre personave. Gjashtë të rinjtë e ekzekutuar të komunitetit serb në Pejë, ishin banor të Kosovës.

Gjatë kësaj ligjërate nga folësit nuk u theksua fakti, se ky krim është kryer nga regjimi i Millosheviçit, të cilin fakt e ka pranuar edhe presidenti i Serbisë, Alekdandar Vuqiç.

Ky fakt ka tronditur familjet e viktimave, pasi për rastin Panda i kryer dhe inskenuar nga regjimi Millosheviçit, ishte terrorizuar dhe maltretuar shumë të rinj shqiptarë, si kinse të dyshuar për kryerje të krimit. /KP

Image