Arbëri

Kosnetti takohet me komandantin e FSK-së, rikonfirmon mbështetjen e SHBA-së për Ushtrinë

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett është takuar sot me komandantin e FSK-së, Rrahman Ramën, për ta rikonfirmuar mbështetjen e SHBA-së për Ushtrinë.

Këtë e ka bërë të ditur ambasadori amerikan përmes një postimi në Twitter, përcjell Koha.net.

“Sot u takova me komandantin e FSK-së, Rama për të nënvizuar angazhimin e Qeverisë së SHBA-së për evolucionin e FSK-së si një forcë mbrojtëse që u shërben të gjitha komuniteteve të Kosovës dhe që reflekton karakterin shumetnik të vendit”, ka shkruar ai.