Arbëri

Dy anëtarë të Komisionit Shtetëror nuk pajtohen me raportin

Agron Luta dhe Faruk Bojaxhiu janë shprehur kundër raportit të Komisionit Shtetëror për matjen e territorit të Kosovës.

Luta ka thënë se deri më tani nuk kanë dashur të deklarohen pasi marrëveshja ishte që të deklarohet vetëm zëdhënësi i Komisionit mirëpo këtë e kanë bërë pasi vërejtjet e tyre nuk janë marrë parasysh.

“Atëherë duhet të deklarojmë atë që kemi thënë edhe dje në komision se nuk pajtohemi me vlerësimin e raportit nga ana profesionale. Raporti është joprofesional”, ka thënë Luta.