Arbëri

Veseli nga Pentagoni: Ushtria e Kosovës partnere e SHBA-së dhe forcë e paqes

Descriptive Text

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se Ushtria e Kosovës do të jetë partnere e SHBA-së dhe faktor paqeje në rajon.

Kështu ai ka deklaruar pas takimit në Pentagon me zëvendësndihmës Sekretaren e Mbrojtjes, Laura Cooper.

“Në Pentagon, një takim tejet përmbajtjesor me Zëvendësndihmës Sekretaren e Mbrojtjes, Laura Cooper. Ushtria e Kosovës do të jetë partnere e përhershme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ushtri që do të forcojë paqen në Ballkan”, ka thënë Veseli nëpërmjet faqes së tij në Facebook.

Pakoja e ligjeve për transformimin e FSK-së në Ushtri pritet të votohet në lexim të dytë të premten.