Arbëri

Tahiri: Kuvendi në klimë konfrontimi partiak

Politologu Ramush Tahiri, ka vlerësuar se klima në Kuvendin e Kosovës është një frymë konfrontimit partiak.

“Duket se koalicioni qeverisës është i imponuar nga rrethanat, nuk duket se është shumë programor”, ka thënë ai.

Sipas tij ky koalicion nuk është shumë efikas.

“PDK dhe LDK janë kundërshtar, dy parti të mëdha bëjnë koalicion në situata të jashtëzakonshme. Kosovës dhe vendeve demokratike i nevojitet opozitë e fortë e cila e mban në kritikë dhe në vlerësim qeverinë dhe parlamentin”, ka thënë ai.