Arbëri

Lajçi rikthen foton me Thaçin, tregon se për çfarë bashkëbiseduan

Aktori i njohur i Kosovës, Çun Lajçi, që njihet si kritik i ashpër i politikës kosovare, sidomos në raport me demarkacionin me Malin e Zi, dje postoi një fotografi në Facebook ku shihej nën shoqërinë e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe shefit të Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj.

Në komentin që i kishte bërë fotografisë, Lajçi bëri të ditur se e ka kritikuar Thaçin për nënshkrimin e marrëveshjes për demarkacion, dhe gjithashtu i kishte thënë “mos i beso Isës [Mustafës]”.

Por, pak orë pas postimit të fotos, aktori e hoqi atë dhe e arsyetoi me këtë fjali: “Kërkoj falje që e hoqa nji postim me Hashimin, se filluet me e prishë fjalorin”.

Ndërkaq sot, ai e ka rikthyer foton, por e ka prerë Lekajn nga fotoja, ndërsa ka shkruar:


*Për hir të së vërtetës*

(edhe pse shumica nuk e meritoni )

E takova rastësisht në Swis Diamond. S’iu afrova, por Ai i gërzhati grethat me krande!

“që ky që shanë për Çakorrin në FB”. Pa falje iu afrova dhe i thashë: Kurrë s’do t’pushoj se shami, se Çakorri kurrë s’ka qenë Malazez dhe gabim jetsorë ke ba që e ke nënshkrue at falje tokash.

Prandaj të mallkon populli!

Tha, veç djalin mos ma nem, dhe qeshi !

Çfarë mu... jemi Ne, djemtë tonë nuk kan faj, iu përgjigja.

Mos i beso Isës kur thotë "s’muj me ua marrë tokën Malazezve" .

Pra se fajsova ate që ta ç’fajsoj këtë, por ia citova fjalët që i përseriti sa herë ne TV. Unë s’bana foto për lavde po për faktografi që mos t’thonë "ky po rrenë se s’e ka takue dhe s’ka guxue gja me i thanë" se kështu jemi ne Shqiptarët. Shajmë prej kodrave e futemi n’mal dhe s’guxojmë t’vertetën me ia thanë vllaut n’ftyrë!

Çka i thashë tutje, nuk e meritoni t’iu them Juve që bahi patriota ne fb. e s’keni emën as mbiemën as ko... të ballafaqoheni me të tillë.

Bahuni veç pak sa unë e si unë e pastaj flasim.

Dhe nuk fola në emnin e Rugovês ( ajo ka prijsit e vet) fola n’emnin tim si artist e poet që nji libër me poezi ia kam kushtue Çakorrit ( dhe as 1% e Rugovasve as që asht interesue ta ketë)

Tani pres rastin ta takoi Isën dhe nisoj t’ia numëroj të metat, gabimet e t’zezat.

Unë s’iki nga e verteta e ballafaqimi. Unë mbetem me Çakorrin Rugovë, e Ju merreni tradhëtinë mbi supe e votojeni Demarkacionin- por historia nji ditë do të flet për secilin.