Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mustafa e bëri ministër kryetarin paralel të Zveçanit

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka emëruar sot Ivan Todosijeviqin për ministër të Administrimit të Pushtetit Lokal.

E Todosijeviq, deri tani ka qenë pjesë e strukturave paralele. Mediat serbe raportojnë se ai kryen funksionin e kryetarit e të ashtuquajturit organ i përkohshëm të Komunës së Zveçanit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Madje ai është thënë të jetë edhe “kuadër i Partisë Përparimtare Serbe”.

Në të kaluarën, Todosijeviq ka qenë edhe drejtor në Ndërmarrjen Publike Komunale në Zveçan.

Mediat serbe raportojnë se në zgjedhjet lokale në Kosovë ai ka qenë kandidat për kryetar të Zveçanit por shumë shpejt e tërhoqi kandidaturën.

Për ministër, Todosijeviqin e propozoi Lista Sebre, e cila është pjesë e koalicionit qeverisës me PDK-në dhe LDK-në.

Mustafa ka pritur sot në takim Todosijeviqin dhe shefin e Grupit Parlamentar të Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës, Sllavko Simiqin. Ndërkaq, Mirjana Jevtiq, është emëruar në postin e zëvendësministres së Punës dhe Mirëqenies Sociale.