Arbëri

Mot me shi sot në një pjesë të Kosovës

Foto: Driton Paçarada / KD / ilustrim

IHMK-ja përmes një komunikate për media bën të ditur se sot do të ketë reshje të shiut në pjesën veriperëndimore të Kosovës, transmeton Koha.net.

“Dita e diele do të karakterizohet me mot me vranësira të shpërndara dhe intervale me diell. Në pjesën veriperëndimore parashihet të bie shi në orët e hershme të ditës”, thuhet në komunikatë.

Temperatura minimale parashihet të lëvizë ndërmjet 0-1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe verilindja e lehtë deri mesatare.