Arbëri

Haziri: PAN-istat i dhanë Kosovës ‘dhuratën’ e Krishtlindjeve

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka hedhur një varg kritikash ndaj koalicionit qeverisës, i njohur si PAN.

Ai ka ironizuar duke thënë se ky koalicion i ka dhënë “shumë dhurata” Kosovës para Krishtlindjeve, duke përmendur dështimet që kanë ndodhur me liberalizim vizash, Interpol, e të tjera.

“Nuk u arrit të merret data për liberalizim, nuk u zbatuan reformat, nuk u arrit konsensusi i gjerë për dialogun, nuk u arrit mbështetja e NATO-s për ushtrinë, nuk u arrit mbështetja për Buxhetin 2019”, thotë Haziri në një postim në Facebook.

“A duhet edhe më shumë me listu telashe që PAN-istat po ia japin Kosovës ‘dhuratën’ e Krishtlindjeve, pa e përmendur edhe dështimin e takimit të CEFTA-s nën kryesimin e Kosovës, dështimin e INTERPOL e UNESCO, tërheqjen e 12 njohjeve nga shtetet që ishin radhitur pro Kosovës”, ka përfunduar ai.