Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që familjeve që plotësojnë kushtet për asistencë sociale, t’ua paguajë borxhin ndaj ndërmarrjeve të ujësjellësit.
Këtë vendim, kryeministri Ramush Haradinaj e ka marrë pas rekomandimeve të Këshillit Ndërministror i Ujërave.
“Krahas vendimeve të rëndësishme dhe përpjekjeve për të qenë sa më afër qytetarëve të vendit, pas rekomandimeve nga Këshilli Ndërministror i Ujërave, kam marr vendim që familjeve, të cilat i plotësojnë kushtet për asistencë sociale, t'ua paguajmë detyrimet ndaj ndërmarrjeve që ofrojnë shërbime të ujit. Qeveria e Kosovës ka për qëllim ngritjen e mirëqenies për të gjithë qytetarët e vendit dhe vendimi i djeshëm, është përpjekja e radhës në këtë drejtim”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
-
8 dhjetor 2018 17:01
-
Shpërndaje në: