Arbëri

Llumnica: KEK-u nuk është për të zgjidhur problemin e të papunëve, Qeveria duhet të interesohet për punësim

Pas kërcënimit që iu bë dje Drejtorit të Korporatës Energjetike të Kosovës, Njazi Thaçi, në lidhje me një konkurs pune që është hapur në KEK, ka reaguar edhe nënkryetari i Sindikatës së Re Korporata Energjetike e Kosovës, Nexhat Llumnica.

“Dënojmë ashpër aktin qyqar kërcënues ndaj Drejtorit Menaxhues të KEK-ut z.Nijazi Thaqi”, thotë ai.

LEXO EDHE: Kërcënohet drejtori i KEK-ut, Njazi Thaçi

“Ne jemi të vetëdijshëm për gjendjen aktuale ekonomike në Kosovë, por Korporata Energjetike e Kosovës nuk është për të zgjedhur problemin e gjithë qytetarëve të Kosovës që janë pa punë, për punësimin duhet të interesohet Qeveria e Republikës së Kosovës të krijojë vende të reja pune”, thotë Llumnica, transmeton Koha.net.

Ai tutje thotë se Korporata Energjetike e Kosovës ka hapur konkurs për pranimin e punëtorëve të rinj dhe ai duhet të jetë real dhe në përputhje me ligjin.

“Prandaj shfrytëzojmë rastin të dënojmë aktin qyqar kërcënues mbrëmë ndaj Drejtorit Menaxhues të KEK-ut z.Nijazi Thaqi si dhe çdo lloj ndërhyrje apo ndikimi tjetër në konkursin për pranimin e punëtorëve të rinj në KEK”, përfundon ai.