Aktakuzë për krime lufte të kryera në Studime të Vushtrrisë më 1999

Aktakuzë për krime lufte të kryera në Studime të Vushtrrisë më 1999

20 prill 2017 13:14

Prishtinë, 20 prill - Një prokuror ndërkombëtar i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore të Mitrovicës kundër të pandehurit Z.V., ish-rezervist policie në Vushtrri, për veprimet të cilat pretendohet se kanë ndodhur ndërmjet fshatrave Studime e Epërme dhe Studime e Poshtme, Komuna e Vushtrrisë dhe objekteve të Kooperativës Bujqësore, Vushtrri, më ose rreth datës 2 maj 1999, si dhe për veprimet dhe sjelljet të cilat pretendohet se kanë ndodhur në Qendrën e Paraburgimit në Smrekovnicë, Komuna e Mitrovicës gjatë javëve pas kësaj ngjarjeje.

Mësohet se bëhet fjalë për Zoran Vukotiq.

Ai është akuzuar për krime lufte ndaj popullatës civile përfshirë vrasje mizore dhe të paligjshme, sjellje jonjerëzore, shkaktim të vuajtjeve të mëdha, përdorim të masave të frikësimit dhe terrorit, marrje të pronës, vjedhje dhe plaçkitje në përmasa të mëdha, që nuk janë arsyetuar.

Prokurori ndërkombëtar e ka ngritur aktakuzën pas ekstradimit të të pandehurit nga Mali i Zi.

I pandehuri akuzohet për: Krime lufte kundër popullatës civile, siç parashihet dhe ndëshkohet me anë të Ligjit Penal të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë (RSFJ), dhe aktualisht i penalizuar me Kodin Penal të Kosovës (KPK), dhe kundër rregullave të së drejtës ndërkombëtare në fuqi gjatë kohës së konfliktit të armatosur të brendshëm në Kosovë. Këto krime përfshijnë vrasjet brutale dhe të kundërligjshme, trajtimin çnjerëzor, shkaktimin e vuajtjeve të mëdha, aplikimin e masave të frikësimit dhe terrorit, konfiskimin e pasurisë, plaçkitjen dhe vjedhjen në shkallë të gjerë të pasurisë që ishte e pajustifikueshme.

Kjo aktakuzë është ngritur nga prokurori ndërkombëtar pas ekstradimit të të pandehurit nga Mali i Zi.

Të përkujtojmë se më 2 maj 1999 brenda 2 orëve u vranë 117 persona, duke bërë që fshati Studime të hyjë në listën e vendbanimeve kosovare si sinonim i vrasjes dhe dhimbjes.

Ky fshat konsiderohet të jetë fshati më i martirizuar në gjithë Kosovën, ku numëron t’i ketë 152 të vrarë vetëm në gjashtë mujorin e parë të vitit 1999.

comments powered by Disqus
Të ngjashme