Arbëri

Moti nesër në Kosovë

Foto: Koha / ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se dita e premte do të karakterizohet me mot me diell dhe vranësira kalimtare.

“Vranësirat më të theksuara do të shfaqen në jugperëndim dhe veriperëndim të vendit, kurse në orët e para në ultësira parashihet të krijohet mjegull e radiacionit. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin nga -6 deri -3 gradë Celsius, ndërsa, maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-6 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

Sipas IHMK-së, shtypja atmosferike mbetet e lartë, dukshëm mbi vlerat e normales, por që qarkullimi i masave të ftohta të ajrit të ardhura nga pjesa juglindore e kontinentit do të jetë aktive dhe do të ndikojnë pozitivisht në cilësinë e ajrit.

“Nuk parashihen reshje të asnjë forme as ditën e premte. Do të fryjë erë nga juglindja me shpejtësi 1-5m/s”, përfundon njoftimi.