Arbëri

Duda Balje: Do të votojmë për Ushtrinë

Deputetja e Grupit parlamentar 6+ Duda Balje, ka deklaruar se Kosova është gati ta formojë ushtrinë e saj.

Ajo gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës ka komentuar edhe deklaratën e sekretarit të përgjithshëm të NATO-së, Jens Stoltenberg, i cili paralajmëroi se formimi i ushtrisë në këtë kohë është hap i gabuar dhe se Kosova do të përballet me pasoja serioze.

“Unë mendoj se si shtet jemi gati për të formuar një ushtri dhe kemi kaluar komplet procedurat, tash është veç votimi brenda seancës. Unë jam gati e sigurt se secili shtet edhe NATO munden me pas mendimin e vet, është keq sepse NATO ka dalë me këtë deklaratë, por unë mendoj se ne si shtet kemi vendos dhe unë mendoj që duhet të votojmë për këtë. Po është keq, sepse është një barrierë e madhe, por unë mendoj se na duhet të gjejmë zgjidhje për këtë dhe jam gati e sigurt se ne do të votojmë për ushtri”, ka thënë ajo, transmeton KsP.

Ndërsa, sa i përket votimit të buxhetit për vitin 2019, ajo tha se kanë bërë një plan për pakicat dhe se kanë biseduar me ministrin e Financave, Bedri Hamza, andaj grupi parlamentar 6+ do ta votojë buxhetin për vitin e ardhshëm.