Arbëri

Rezoluta dhe Ekipi Negociator nuk pritet të votohen nesër në Kuvend

Descriptive Text

Edhe pse ishte paralajmëruar, gjasat janë minimale që Rezoluta për dialogun me Serbinë dhe votimi i Ekipit Negociator të ndodhë gjatë seancës nesër.

Burimet e afërta me zhvillimet i kanë thënë KTV-së se janë dy arsye për këtë: e para, rezervat edhe publike të PDK-së për të votuar një dokument që ia minon rolin Presidentit Thaçi në dialog dhe e dyta fakti që në Kosovë nuk gjenden as kryeparlamentari Kadri Veseli dhe as shefi i deputetëve të PDK-së, Memli Krasniqi.

Në votim pritet të hidhet rezoluta e LDK/Vetëvendosje që kërkon largimin e qeverisë për shkak të dështimit me liberalizimin e vizave.