Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

BE-ja kërkon zbatimin e Kushtetueses për tokën në Deçan

BE-ja është e shqetësuar me mungesën e vazhdueshme të zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese të datës 20 maj 2016 për çështjen e mosmarrëveshjes për tokën në Deçan, raporton KTV.

Vendimet e autoritetit më të lartë ligjor të Kosovës janë përfundimtare dhe duhet të zbatohen.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

BE-ja u bën thirrje autoriteteve në të gjitha nivelet që të respektojnë sundimin e ligjit si një parim themelor demokratik.

Zbatimi i plotë i vendimit duhet të bëhet pa vonesë.

BE-ja dënon çdo veprim që synon të bllokojë qasjen ose përndryshe të pengojë jetën në Manastirin e Deçanit.