Lumezi: Rasti i Dafina Zhubit nuk është mbyllur, po hetohen vrasjet e pasluftës

Lumezi: Rasti i Dafina Zhubit nuk është mbyllur, po hetohen vrasjet e pasluftës

20 prill 2017 11:10

Rreth rastit të Dafina Zhubit, kryeprokurori i Shtetit Aleksander Lumezi tha se është duke u hetuar personi i dyshuar për vrasje , ndërsa duke folur për vrasjet e pasluftës, ai tha se ato po hetohen, transmeton Koha.net .

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi ka paraqitur raportin vjetor për vitin 2016, sipas së cilit kanë zgjidhur 63 mijë e 555 lëndë, ku përfshihen 468 kallëzime penale të akuzave për korrupsion, por gjithashtu kanë sekuestruar pasuri në vlerë rreth 60 milionë euro.

Lumezi tha se në vitin që shkoj ka pasur rritje të efikasitetit duke u zgjidhur raste të korrupsionit, krimit të organizuar, terrorizmit e tjera. Kryeprokurori tha se në vitin 2016, kanë zgjidhur 63 mijë e 555 lëndë.

Sipas Lumezit pavarësisht punës që është bërë vitin e kaluar, para organit të akuzës, ende mbeten shumë sfida. Ai tha se vitin e kaluar kanë arritur t’i heqin uzurpatorët nga lokalet e uzurpuara. Lumezi tha se ka mosbesim në organet e drejtësisë për shkak të mosefikasitetit në luftën kundër korrupsionit.

Ai shtoi se kanë ngritur akuza për ministra, ish-ministra, deputetë, kryetar komuna, ish-kryetar komunave, sekretar permanent, gjyqtarë, prokurorë, noter e tjerë.

Lumezi theskoi se gjatë vitit 2016, kanë zgjidhur 468 kallëzime penale të akuzave për korrupsion. Sipas tij, gjatë vitit të kaluar janë sekuestruar pasuri në vlerë rreth 60 milionë euro, derisa kanë konfiskuar pasuri në vlerë mbi një milion euro.

Lumezi përmendi edhe sfidat me të cilat është përballur prokuroria e shtetit, duke përmendur mungesën e buxhetit, stafit profesional, etj.

Lumezi u pyet edhe nëse është duke u hetuar dikush për shkaktarët e dëmit prej 30 milionë euro të cilat do t’i paguaj PTK-ja kompanisë Devolli. Ai tha se ky rast po hetohet nga prokuroria speciale dhe po shikojnë nëse ka fakte për të nisur procedurat.

I pyetur rreth pavarësisë së prokurorisë së shtetit në rastin Grabovci, Lumezi tha se nuk punojnë sipas programit të asnjë partie politike, por në momentin që konstatojnë se ka prova, atëherë do të ngritin aktakuzë për dy personat e përfshirë në rastin Pronto.

Rreth rastit të Dafina Zhubit, Lumezi tha se janë duke hetuar personin e dyshuar për vrasje. Ai tha se ky rast nuk është mbyllur.

Ndërsa rreth letrave të Thaçit, nëse prokuroria e shtetit është hetuar vrasjet e pasluftës, Lumezi tha se i kanë marrë seriozisht letrat e presidentit me qëllim zbardhjen e shumë çështjeve të luftës dhe pasluftës. Sa u përket vrasjeve të pasluftës, ato janë duke u hetuar në prokurorinë speciale.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme