Arbëri

Ish-ministri i Brendshëm raporton për dëbimin e turqve

Descriptive Text

Ka filluar mbledhjen Komisioni parlamentar hetimor rreth deportimit të gjashtë turqve nga Kosova për në Turqi.

Ftesës për raportim i është përgjigjur ish-ministri i MPB-së, Flamur Sefaj, por jo edhe presidenti Hashim Thaçi, raporton “Koha Ditore”.

Raportimi i Sefajt nuk ka filluar ende pasi deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kërkuar konsultim mes anëtarëve të komisionit, pa treguar se për çfarë çështje.

Ish-ministri dhe gazetarët janë larguar nga salla.