Arbëri

Lama e lut MPJ-në e Presidentin ta kthejnë mbrapsht vendimin për shkarkim

Descriptive Text

Alma Lama thotë se po e vazhdon punën e saj si ambasadore e Kosovës në Itali, Malta dhe San Marino.

Ajo në një deklaratë publike që e ka bërë në profilin e saj në Facebook ka thënë se ajo ka kontratë me shtetin e Kosovës për 4 vjet dhe se nga ana e saj kjo kontratë është respektuar në përpikëri.

Thaçi shkarkon Alma Lamën për t’i bërë vend ish-ambasadores Bukurije Gjonbalaj

Lajmet nëpër media i ka quajtur spekulime dhe ka sqaruar se është takuar me ministrin e jashtëm, Behgjet Pacolli nga i cili nuk ka marrë asnjë arsyetim.

“Si pasojë e vendimit, fëmijët e mi duhet të ndërpresin shkollimin dhe rrezikojnë humbjen e vitit shkollor. Unë kam kërkuar nga Ministria të marrë në konsideratë këto rrethana deri në përfundimin e vitit shkollor. Shteti i Kosovës, ka detyrime ligjore ndaj shtetasve të tij, përfshirë mua dhe fëmijët e mi.” ka shkruar Lama.

Presidenti Thaçi e ka shkarkuar Lamën nëpërmjet një dekreti para pak ditësh.