Arbëri

Ahmeti sqaron rezolutën e propozuar për dialogun me Serbinë

Ligji për Delegacionin Shtetëror i cili do të udhëheq negociatat me Serbinë tashmë është draftuar dhe një marrëveshje e tillë është bërë në mes PSD-së, Nismës dhe Alternativës.

“Propozimi jonë për rezolutë është që të kalojë rezoluta, nuk mund të ketë dialog pa Kuvendin, nuk mund të dialog pa njohje reciproke të Kosovës”, ka thënë Shpend Ahmeti në Rubikon të KTV-së, i cili parashihet të jetë bashkëdrejtues i Ekipit Negociator.

PSD-ja e Alternativa i bashkohen qeverisë në ekipin për dialogun

Në këtë projektligj, i cili u bë publik sonte në Rubikon të KTV-së nga vetë Ahmeti, qartësohet roli dhe përgjegjësia si e Ekipit Negociator ashtu edhe e presidentit Hashim Thaçi.

“Kemi vënë komision shtetëror, të cilit do t’i raportohet për takimet në Bruksel dhe pastaj këto komisione do t’i raportojnë Kuvendit”, ka thënë Ahmeti.

Dy dokumentet me të cilat pushteti e PSD-ja synojnë bashkimin për dialogun

“Rregullon funksionimin e delegacionit dhe shkruan se si autorizohet ky delegacion, është i vetmi që bën negociata në emër të Kosovës, parasheh se kush do të jetë në delegacion ndër ta edhe përfaqësuesit e shoqërisë civile”, ka thënë ai.